| Rregullore e Brendshme e Shkollës |
|
Tërheq vëmendjen tuaj prindër dhe nxënës për rregulloren e brendshme respektimi i së cilës do të lejojë funksionim shumë të mirë të sektoreve të ndryshëm të shkollës.
Rregullore e brendshme do të thotë rregullore e jetesës së përbashkët.
Frekuentimi
Regjistrimi në kopsht kërkon që familja të ketë një angazhim të madh në mënyrë që fëmija të frekuentojë rregullisht kopshtin dhe të mund të favorizojë zhvillimin e tij në të gjitha fushat si dhe të jetë në gjendje të hyjë na klasë të parë duke plotësuar më së miri kushtet.
Frekuentimi i shkollës është i detyrueshëm. Mungesat vendosen çdo ditë në regjistër nga ana e mësuesit. Në momentin kur fëmija mungon 3 ditë pa shkëputje ai duhet të sjell detyrimisht një raport mjekësor në shkollë ose në të kundërt prindërit e tij duhet të lajmërojnë mësuesin kujdestar për arsyen e mungesës. Drejtori i shkollës mund t’i japë leje fëmijës vetëm në raste shumë të veçanta.
Frekuentimi i shkollës është i detyrueshëm. Mungesat vendosen rregullisht çdo ditë. Në momentin kur fëmija mungon 3 ditë pa shkëputje ai duhet të sjell detyrimisht një raport mjekësor në shkollë. Në të kundërt prindi është i detyruar të shkruajë në fletoren e komunikimit arsyen e mungesave të fëmijës. Drejtori i shkollës mund t’i japë leje fëmijës vetëm në raste shumë të veçanta.
DISIPLINA NË SHKOLLË
Displina e brendshme e shkollës është në përgjegjësi të mësuesve dhe drejtuesve të shkollës.
Motoja jonë është :
Mësuesi me anë të sjelljes, gjesteve apo fjalëve nuk mund të shpreh indiferencë apo përbuzje kundrejt një nxënësi apo familjes së tij, e njëjta gjë vlen edhe për nxënësin.Dhuna fizike është rreptësisht e ndaluar. Nëse një fëmijë ushtron dhunë fizike ndaj shokëve të tij ai merr vërejtje dhe familja lajmërohet për incidentin e ndodhur. Fëmija mund edhe të përjashtohet përkohësisht nga shkolla.
Presidenti i shkollës vetëm ose me mbledhjen e Këshillit Pedagogjik mund të jap një paralajmërim kundrejt një nxënësi. Ky sanksion vjen pas dëmtimit të një personi, të të mirave materiale të shkollës apo kur nxënësi nuk respekton detyrat e tij. Sanksionet ndryshojnë në varësi të dëmit të shkaktuar.
Kodi i sjelljes për nxënësin
Kodi i sjelljes për mësuesin
Masat disiplinore për nxënësit
Shënim: Masat e tjera janë kompetencë e drejtorisë së shkollës, në bazë të numrit 42 të dispozitave normative.
Uniforma shkollore
Shkolla ka përshtatur një uniformë shkollore të detyrueshme për nxënësit. Uniforma ka të bëjë shumë me disiplinën dhe barazinë në shkollë. Duke evituar paragjykimin nisur nga veshja dhe firmës së cilës ato i përkasin, uniforma shkollore bën që nxënësit të jenë në një unitet dhe të ndihen të barabartë.
MIRËMBAJTJA E AMBJENTEVE DHE HIGJENËS
Përdorimi i tualeteve dhe higjena
Pastrimi i tualeteve bëhet përditë. Mësuesit i këshillojnë fëmijët që të kenë një higjenë personale të përditshme. Fëmijët duhet të ruajnë pastër ambjentet e shkollës. Por edhe prindërit duhet të kontribuojnë në këtë pikë, duke i këshilluar fëmijët e tyre për të mbajtur sa më pastër ambjentin në të cilin jetojnë.
Shkolla është e pajisur me kamera sigurie në cdo ambjent dhe në cdo klasë. Vëzhgimi i fëmijëve bëhet në mënyrë të vazhdueshme në hyrje dhe në dalje të shkollës. Kjo arrihet në bashkëpunim të të gjithë personelit. Nxënësit vëzhgohen në mënyrë të sigurt si në pushim të gjatë ashtu edhe gjatë gjithë ditës. Ndarja e përgjegjësive bëhet nga ana e drejtuesve të shkollës.
Futja në shkollë e objekteve të forta të cilat paraqesin rrezik është rreptësisht e ndaluar. Drejtuesit e shkollës si dhe stafi pedagogjik mund t’jua marrin nxënësve si dhe të lajmërojnë familjen e tyre. Ndalohet marrja e telefonave celularë. Në raste shumë të vecanta, telefoni mund të lihet pranë secretaries së shkollës dhe merret në momentin e largimit nga shkolla.
Vetëm prindi ka të drejtë të marrë fëmijën e tij nga shkolla. Në rastet kur ai nuk ka mundësi vetë duhet të njoftoje me shkrim në fletoren e komunikimit ose të telefonojë në sekretarinë e shkollës për personin I cili do të vijë për ta marrë. Në rast të kundërt personi nuk mund të marrë nxënësin.
Nxënësit, pranë mencës së shkollës hanë mëngjesin dhe drekën. Ushqimi gatuhet cdo ditë pranë guzhinës së shkollës. Personeli vihet në shërbim të fëmijës si nga ana edukative ashtu edhe nga ajo ushqimore për sa kohë që atij i janë besuar fëmijët. Garantojmë sigurinë dhe freskinë e ushqimeve që konsumojnë nxënësit në mencën e shkollës.
Rregullat e mirësjelljes
Midis stafit dhe nxënësve duhet të ketë gjithmonë respekt. Rregullat e mirësjelljes duhet të zbatohen gjithmonë. Fëmijës nuk i lejohet të ulërasë apo bërtasë në ambjentet e shkollës.
Komunikimi
Komunikimi arrihet me anë të
Prindi mund të kërkojë takime të vecanta me drejtuesit e shkollës duke caktuar paraprakisht orarin dhe datën. |



